Shënime për autorin

Kalosh Çeliku lindi më 13 shkurt l951 në
fshatin Cërvicë të Kërçovës (IRJ e Maqedonisë).
Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e
mesme normale në Shkup, ndërsa studimet e
Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e
Prishtinës (Kosovë). Çeliku shkruan poezi e prozë
për fëmijë e të rritur dhe gjer më sot ka botuar
rreth dyzetë libra: Zogu erdhi me një këngë -
vjersha (l982), Lepuri me pushkë - tregime
(l983), Shtëpiza e xixëllonjave - tregime (1984),
Ferexhja e zezë - dramë ( 1985 ), Arusha pa
bisht - tregime (l986), Dielli zbret malevе -
novelë (l986), Varrimi i sorrave - roman (1988),
Vite me borë - roman (l990), Trumbetat e
Tellallit - satira ( l992 ), Imzot, lehin qentë -
drama (1993), Trimi shihet në vepër - poemë
182
(l994), Çohuni trima shaloni lapsin - rrëfenja
(1994), Sorraku i Qytetit - pjesë teatrore
(1994), Kali i Trojës nëpër Bit - Pazar - satira
(1994), Loja e syve – poezi (1995), Babi ka dy
nuse - roman, (1995), Vjellja e zorrëve - poezi
(1996), Qyteti i qyqeve - roman (1997), E
përcolla Natën - poezi (1998), Mbrëmë fjeta me
Vjeshtën - poezi (1999), Kopeja me zgjebe
ndjek Autorin - drama (2000), Shtëpia publike -
roman (2000), Si u ndava me Gruan time“ -
satira (2001), Gratë e mia besnike - roman
(2001), Lamtumirë bërllok - nëntë drama (2002,
2007), Me tre varre - roman (2002), Vdekja më
deshi më pak se Ti - poezi (2003), Edhe Ajo
nuk ishte xheloze - poezi (2004), Repriza e
vëllazërim - bashkimit - dramë (2005) , Atdheu
ky burrë pa Grua - poezi (2006), Kulturofagu -
antiroman (2006), Burrat i përzë me burra e
Mua me gra - poezi (2007), Engjëlli im është
Grua - poezi (2007), Dimri, s’vjen me lule - 5
poema (2007), Ujk e di një lojë - poezi (2007),
Kur bërtet “ vojvoda “ e pjell Kurvë Partia -
satira (2008), Dac Poeti i shkruan poezi Mamit -
poemë humoristike (2008), Ehu - poezi (2008)
etj.
Që nga viti 1992 ai drejton Shtëpinë
Gazetare - Botuese ASDRENI, në Shkup dhe
është kryeredaktor i të vetmes revistë për humor
dhe satirë ZEKTHI, që del kur t’i teket në IRJ
të Maqedonisë. Dhe, që nga ky vit (2009)
mbarëkombëtarë, është fitues i disa çmimeve të
konkurseve letrare në poezi, tregime dhe pjesë
teatrore. Njëherit, edhe i çmimeve letrare:
PERENDESHË E BUKURISË, në Netët e
Poezisë Korçare, në Korçë, Çmimin AS për
letërsi në Kërçovë,“SYRI I KALTËR“, në
Sarandë, “SEREMBE“, në Laç, “FLAKADANI I
KARADAKUT “, në Viti etj.
Drama Ferexhja e zezë është vënë në
skenë nga disa teatro në Kosovë e IRJ të
Maqedonisë dhe është mirëpritur nga publiku e
kritika letrare. Edhe satira Ndihma e shpejtë u
përgatit për t’u vënë në skenë me mjaft sukses
nga Trupa teatrore “ Aleksandër Moisiu “ në
Kumanovë dhe çoi pluhur nëpër kuluaret e
oborrtarëve. Drama tjetër Zorra qorre dy herë
me radhë u përgatitë për skenë, një herë në
Kumanovë dhe herën tjetër në Strugë, po i ranë
në gjurmë kulturofagët dhe nuk u shfaq para
publikut. Një fat të këtillë kanë pasur edhe pjesët
teatrore për fëmijë të shpërblyera me çmime
letrare duke u luajtur në skenë dhe duke u
emetuar përmes valëve të radiotelevizionit të
Prishtinës (Kosovë) dhe Tiranës (Shqipëri).
Krijimtaria e tij letrare është përkthyer në
disa gjuhë: maqedone, gjermane, turke, bullgare,
rumune, etj. Që nga viti 1997 është kryetar i
Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në IRJ të
Maqedonisë.Dhe, themelues i disa manifestimeve
kulturore tradicionale ndërkombëtarë: Ditët e
Naimit, në Tetovë, Takime nën Rrap, në Shkup
(poezi erotike) dhe i Ditëve të humorit dhe
satirës XHA DERALLA, në Kërçovë. Po ashtu
është edhe themelues dhe kryeredaktor i revistës
letrare STILI 97, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve
Shqiptar në IRJ të Maqedonisë.
Çeliku gjer më vitin 1995 punoi si mësues i
Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Drenicë të
Kosovës dhe Malësinë e Shkupit. Vitet e fundit
punon dhe jeton në Shkup, tashmë në profesionin
e lirë të shkrimtarit.
Lufta vazhdon me penë...